Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka dhënë lajhmin e hapjes së rrugës kombëtare që lidh Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo rrugë do i japë tjetër akses lëvizjes së mjeteve në drejtim të Aeroportit “Nënë Tereza”.
“Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë – Kamëz me Rinasin, duke i dhënë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”
Kjo rrugë e re përfshin edhe urën e Tapizës?
#VetëmPërpara”, thuhet në postimin e Ramës./abcnews.al