Rama: Gjërat janë më keq, bizneset e mëdha të investojnë në vetëprodhimin e energjisë, familjet me panele diellore

schedule10:47 - 30 Mars, 2022

schedule 10:47 - 30 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjetike duke theksuar se situata po bëhet çdo ditë e më keq. Për këtë arsye, kryeministri u ka bërë thirrje bizneseve të mëdha që të investojnë për vetëprodhimin e energjisë elektrike.

“Gjërat janë gjithmonë e më keq. Aq e vërtetë është kjo sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme me rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë. Problemi themelor nuk është thjesht rritja e kostove dhe e çmimit por është mundësia e mungesës së energjisë që të mos dalësh në treg dhe ta gjesh”.

Sipas Ramës një zgjidhje është që “Bizneset e mëdha të mendojnë të vetë prodhojnë energji”. Teksa tha se rreziku më i madh nuk është rritja e çmimeve, por mungesa e energjisë elektrike, kreu i qeverisë nxit bizneset e mëdha që të investojnë në panele diellore, me qëllim prodhim të energjisë.

Të dalësh në treg dhe të mos e gjesh energjinë ky është problem i madh. Ne kemi vendosur të mos rrisim çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Për pjesën tjetër duke qenë se prej kohësh kemi në marrëdhënie me tregun. E para, bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetë prodhim të energjisë pa pretenduar që të behën prodhues për sistemin elektroenergjitik. Kjo është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Ndërkohë ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjaret. Nëse familjet në një pallat duan të vendosin panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë fabrikën e tyre. Problemi bazë i shkëmbimit është mundësia për ta pasur ditën dhe natën.

Kështu që ky është njëri aspekt. Kjo nuk ka lidhje me luftën dhe krizën. Si çdo biznes i madh prodhues apo përpunues që ka një konsum energjie më të lartë sesa konsumi i zakonshëm për shkak të veprimtarisë së vetë që do të investojë për të prodhuar energji me panele diellore do të bëjë investime të arsyeshme dhe  nuk do ketë dhimbje koke”.

Megjithatë kryeministri theksoi se deri më tani nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

“Nëse do vijë një moment që s’e mbajmë dot do themi se mbajmë dot dhe do themi arsyet. Por për momentin themi se e mbajmë dhe mbajtja ka kosto të jashtëzakonshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!