Vijojnë pasditen e së hënës debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend për ligjin e Butrintit. Kryeministri Edi Rama, ndërsa i kujtoi opozitës se ligji do të votohet, u kujtoi edhe stadiumin “Air Albania” por edhe Teatrin e ri Kombëtar që pritet të ndërtohet.
Ai i bëri thirrje opozitës me në krye Berishën që të shkojnë të mërkurën në stadium dhe të shohin siç u shpreh ai, finalen evropiane. Dhe po ashtu, të ftuar janë sipas kreut të qeverisë, edhe për të parë Macbeth-in kur të luhet në Teatrin e ri Kombëtar.
“Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Në atë stadium s’duhet të shkelni po të keni një fije karakter. Jeni të mirëseardhur të vini atje e të shikoni një finale evropiane. Ashtu do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Macbeth-in në Teatrin e ri Kombëtar. Do bëhet edhe Teatri i Ri Kombëtar, të gjitha aleancat mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit. Sa më shumë rrotulloheni, aq më thellë zhyteni. T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit. Ne to ta votojmë siç është ligjin për Butrintin dhe ju nuk merrni dot peng asgjë dhe askënd. Ju jeni aty ku e keni merituar, pengu më i madh i vetës.” /abcnews.al/