Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Lini. Fshati i Linit është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“MIRË MËNGJES dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama bashkëngjitur videos së publikuar në Facebook.

