Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Forumin e Paqes në Paris ka takuar lidera dhe zyrtarë të ndryshëm, me të cilët ka rënë dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që shkakton lufta në Gaza, duhet të marrin fund.
Sakaq, ai ka theksuar se ndihet i inkurajuar nga përkushtimi mikpritësit në Paris, ku Presidenti Macron të Francës më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm.
Rama ka shtuar se është dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraeli.
Në fund, kryeministri është zotuar se do të vazhdojë të punojë me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për çështje që janë me interes strategjik për Shqipërinë.
“Në Forumin e Paqes në Paris pata rastin të takoj liderë dhe zyrtarë të ndryshëm. Në Gaza, ne të gjithë biem dakord se konflikti dhe vuajtjet e tmerrshme që ajo shkakton duhet të marrin fund. Si një anëtar i përkushtuar i NATO-s, ne shohim një model shqetësues, një angazhim të keq për të shkaktuar konflikte dhe për të mbjellë kaos në hemisferën veriore, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Këta agjentë të kaosit duhet të ndalen dhe të mposhten. Fatkeqësisht, zgjatja e vuajtjeve të civilëve në Gaza vetëm ushqen ambiciet e Hamasit dhe agjentëve të tjerë të kaosit. Ndihem i inkurajuar nga përkushtimi i mikpritësit tonë këtu në Paris, Presidentit Macron të Francës, i cili, të shtunën, më 10 nëntor, bëri thirrje me forcë për një armëpushim të menjëhershëm. Jam dakord me vlerësimin e Presidentit Macron se një armëpushim do të përfitonte gjithashtu edhe Izraelin. Si një vend paqësor dhe shumë-fetar me një rini të gjallë, një fund i menjëhershëm i vuajtjeve civile të popullit palestinez dhe Izraelit dhe një paqe e qëndrueshme midis këtyre dy kombeve është me interes strategjik për Shqipërinë. Unë do të vazhdoj të punoj me udhëheqës të tjerë dhe zyrtarë të tjerë për këtë”, ka shkruar ai./abcnews.al