Rama flet pas 10 orësh dëshmi: Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojë

schedule22:25 - 23 Shkurt, 2022

schedule 22:25 - 23 Shkurt, 2022

Pas 10 orësh dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama u ndal para gazetarëve. Rama u shpreh se ishte një maratonë që ia vlejti dhe sipas tij sqaroi njëherë e mirë që 430 mln euroshi që pretendon opozita nuk ekziston.

“Pjesa tjetër besoj se ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuam të gjithë dhe të gjitha ata që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë e kush ka veshë të dëgjojë. 430 mln euroshi nuk ekziston. Bëhet fjalë që është deri në vitin 2047 për të vazhduar të paguhet mbledhja, përpunimi dhe transformimin në energji. Nuk është se është sot në arkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shteti. Iu dha mundësia ta thonë. Dhe në fund u pranua nga Tabaku që ju nuk mund të koncesioni të ardhmen”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se i takon hetimeve të SPAK për t’i shkruar deri në fund kësaj çështje duke theksuar se është shumë krenar që maxhoranca dhe opozita janë sot në një fazë që as nuk ishte imagjinuar për një hetim të pavarur.

“Është e gjitha një farsë e orkestruar. Ashtu sikundër e thashë sa i takon hetimeve nga SPAK ajo është linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi individuale të kujtdo që pas shpinës së qeverisë ka hyrë në një marrëdhënie korruptive. Unë jam shumë krenar që sot jemi në një fazë që nuk ishte imagjinuar deri para pak vitesh që do kishim një hetim të pavarur dhe këtë shkëmbim. Janë shenjat e para të një transformimi që do kërkojë kohë. Ky vend nuk ka pasur kurrë drejtësi. Nuk ka pasur kurrë një destinacion që në gjykata të jepet drejtësi”, deklaroi kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!