Kryeministri Rama ka firmosur vendimin për faljen e gjobave të vendosura gjatë javëve të karantinës, po ashtu edhe kthimin e patentave dhe makinave të sekuestruara.
Kështu vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi. Përmes një postimi në rrjetet soaciele Rama shkruan se ata që u gjobitën jo se nuk gabuan, por sipas tij “jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme”.
Lexo edhe: Falen gjobat për këmbësorët dhe automjetet, Rama: Nga java tjetër ndëshkimet të pakthyeshme
Mesazhi i Ramës:
Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t’u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje e madhe në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!
Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit…
/abcnews.al