Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: E vërteta e Zvërnecit përballë baltës! Kryeministri: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam

schedule10:15 - 1 Qershor, 2026

schedule 10:15 - 1 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me projektin që do të realizohet në Zvërnec, ku deklaroi se është hedhur baltë, sikur shteti po fal tokë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlementar të PS, Rama u shpreh se në media është përhapur një helm sikur toka do i falet Izraelit për të sjellur palestinezë, apo do shkatërrohet biodiversiteti.

Rama shtoi se atij nuk i duhet karriga e kryeministrit nëse do heqë dorë nga vizioni që ka për Shqipërinë.



“Ju mirëkuptoj dhe duke pasur parasysh se çfarë ka bërë, do kisha bërë edhe më keq se ju, po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe se po ia fal të huajve. Është përhapur me helm edhe legjenda se shteti po ia fal atë tokë Izraelit, për të sjellë palestinezë në Zvërnec. Po të më thoshin se ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi, që do vijnë për të shkatërruar biodiversitetin e zonës, e të tjera, nga ato që iu kanë thënë, pastaj i keni thënë, janë shkruar duke ngritur dallgë zemërimi. Pikërisht sepse unë e kuptoj shumë mirë zemërimin tuaj, kam dy ditë që e pyes veten, a duhet t’ia tregoj një nga një, anën tjetër të kësaj medaljeje? Fëmijët e Shqipërisë, do jenë përfituesit e këtij investimi dhe investimeve të tjera të kësaj natyre. Përse e bëj unë këtë? Për baltën që e marr në fytyrë, nga kundërshtarë politikë dhe mediatikë, i kam duruar dhe i duroj, sepse këtë mision e mbaj në emër të shumëkujt prej jush. Çfarë më duhet mua karrigia, pushteti, nëse duhet të heq dorë nga vizioni që kam”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!