Kryeministri vizitoi një familje në Farkë, e cila po jeton në kontenier, pasi shtëpia ju dëmtua nga tërmeti. Rama mes batutash me banorët dhe ironive me kryebashkiakun Veliaj, garantoi familjen se në fund të marsit do të fillojë ndërtimi i shtëpive të reja.
Vizita e kryeministrit nuk është një ngjarje për tu neglizhuar për kryebashkiakun Veliaj.
Ai dhe stafi i bashkisë mbërrijnë kohë përpara Ramës dhe sigurohen që gjithçka të shkojë mirë.
Ardhja e kryeministrit dhe shtërngimi i duarve me familjen Shkalla në Farkë, u shoqërua me breshëri shkrepjesh fotografike.
Kryefamiljari e ka ndërtuar vetë këtë banesë, pa themele.
Jetesa në kontenierë nuk i ka bërë të harrojnë zakonet.
Por kryeministri kujdeset që gotën e parë t’ia shërbejë kryetarit të bashkisë.
Por gotat nuk mjaftonin për të gjithë, ndaj ishte rasti që Veliaj të sakrifikohej.
Dikush i erdhi në ndihmë kryebashkiakut, duke i mbushur gotën me një lëng tjetër.
Pas shijimit të lëngut të karrotës të përzjerë me batutat kryeministrore, Veliaj ka një kërkesë të fundit….