Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: E turpshme çfarë ndodh me tifozët, vetëm Partizani respekton protokollin

schedule10:51 - 12 Maj, 2021

schedule 10:51 - 12 Maj, 2021

Partizani zhvillon nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Ekipi i Ilir Dajës, që renditet në vend të dytë me një pikë më pak se Teuta, do të përballet me Tiranën në derbin e kryeqytetit, sfidë që nis prej orës 19:00 në “Air Albania”.

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama ndalet te problemi i tifozëve në konferencën për shtypin. Në shumë stadiume kemi parë prani tifozësh, pavarësisht se akoma nuk është vendosur për rikthimin e tyre në shkallët e stadiumeve.

Partizani ka një disavantazh, kur luan jashtë ka tifozë kundërshtarë, si në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët.

Rikthimi i tifozëve? Janë gjëra që vendosen nga Komiteti i Ekspertëve. E kemi parë të gjithë që në Shqipëri gjithçka po shkon drejt përmirësimit. Nëse ka një ekip që është i interesuar për tifozët, është Partizani. Rikthimi i tifozëve do ishte një gjë e madhe për Partizanin.

Është ende herët për rikthimin e tyre. FSHF duhet të bëjë një kërkesë, siç bëri për ndeshjen me Anglinë. Nuk mendoj se ndeshja me Anglinë është më e rëndësishme se sa ndeshjet e kampionatit shqiptar, por Federata e mori mundimin për të bërë kërkesë. Nuk mund ta bëjë Partizani kërkesën“, deklaroi drejtori i “Demave”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!