Rama e pranon: Mes viktimave të tërmetit dhe njeriu i dashur i djalit tim

schedule12:31 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 12:31 - 6 Dhjetor, 2019

Për herë të parë që nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes viktimave ishte dhe një njeri i shtrenjtë për djalin e tij Greg, duke iu referuar pikërisht 25-vjecares Kristi Reçi.

Gjatë intervistës në Rai Uno, për emisionin “Porta a Porta”, i pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që në tragjedinë e 26 nëntorit ka humbur jetën edhe e fejuara e djalit të tij, Gregut, por nuk ka preferuar të flasë për këtë pjesë.

Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?

Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u  gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën.

25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.

I ftuar në “Porta a Porta” Rama foli për tragjedinë e tërmetit dhe atë çka la pas, ndërsa bëri thirrje për sensibilizim për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!