Rama: Duhet të vijojmë me rritjen e vazhdueshme të pagave

schedule11:42 - 13 Mars, 2023

schedule 11:42 - 13 Mars, 2023

Në vitin 2025 paga minimale në vend do të shkojë 45 mijë lekë.  Premtimi erdhi nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të punëve të kryera në Tiranë. Shefi i qeverisë tha gjithashtu se  shumë shpejt të punësuarit me pagë deri në 50 mijë lekë do të përjashtohen nga taksat.

 

 

Problemi rrezikon të kthehet në sëmundje.  Kryeministri Edi Rama i referohet largimit të qytetarëve për të punuar jashtë vendit dhe fton sipërmarrësit të reflektojnë për të adresuar atë që e cilësoi sfidë mbi sfidat. Të rrisin pagat dhe të  formalizojnë punonjësit.

“Duke shtrenguar doren më shumë se çduhet në vijimsi, duke i lene gjithnje te fundit ata që janë të paret, per te punësuarit e vet i ka hapur vetes nje grope që nese nuk nxitojme ta mbyllim sot do të behet e pa mbyllshme qe vjen si rezultat i ikjes se kapitalit

sipërmarrja smund te vijojë të jape nje pjese page ne dore një në banke, smund ti paguajne nen produktivitetin e vet,

alarmi i fundit humbja e burimeve njerezore ajo qe deri dje ishte nje problem sot rrezikon të kthehet ne semundje të pashërueshme”

Qeveria premtoi shefi i saj  do të ndërmarrë një tjetër rritje të pagës minimale pas dy vitesh pas asaj që hyn në fuqi muajin e ardhshëm.

“sot kemi vendos që paga minimale te jete 40 mije leke  te reja  kur objektivi i paleve elektorale ne Shqiperi ka qene sic thashe 38 mije maksimumi . Ne fund te prillit 2025 te marrin 45 mije leke dhe ne çdo hap ne te financojme  sigurimet e shendeteseor dhe shoqerore te diferences “

Ndërsa të punësuarit që paguhen deri në 50 mijë lekë  do të përjashtohen nga taksat.

“Ne parlamet kemi projektligj per tatimin mbi te ardhurat pesonale do saksonojmë  per asnje page deri 500 mije leke asnje takse, qe dmth paga qe do shkojë ne arken e familjes do te jete me e lartë si rezultat i takses “

Kryeministri i bëri deklaratat në aktivitetin ku u prezantuan punët e kryera në Tiranë që mesa duket e kthyen në kohën që mbante detyrën e kryebashkiakut.

“Te kesh qene kryetar i bashkise se Tiranes e te shohesh kete prezantimi smund te mos thuash me vete paç fatin e lali Erit… ”

Rrugën tregoi se do të vijojë tja shtrojë.  Me batutë konfirmoi rikandidimin e tij për një mandat të tretë në Tiranë.

“Me falni, por duhet te iki se do vijoj te punojme per lali Erin”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!