Rama: Do t’i dhurojmë Kosovës vaksina kundër koronavirusit

schedule12:31 - 1 Janar, 2021

schedule 12:31 - 1 Janar, 2021

Krahas lajmit për sigurimin e 500 000 dozave të vaksinave ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria do të ndihmojë edhe Kosovën.

Rama tha se është e pamundur që të përballohet e gjithë nevoja e Kosovës për vaksina, por se do t’i mundësohen doza për vaksinimin e stafit të spitalit të Prishtinës që po trajton të sëmurët me koronavirus.

Duke thënë këtë, kryeministri nuk u kurseu kritikat për BE-në, ku tha se u treguan egoistë në këtë drejtim, por sipas tij, Shqipëria nuk do të sillet kështu me Kosovën.

I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tonë pa asnjë ndihmë nga BE. Ndryshe nga shembulli i keq nda Ballkanit ne nuk do ia kthejmë shpinën Kosovës.

Nuk ia zgjidhnim dot krejt këtë hall të madh. Por nuk do të ngurrojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për vete. Kosovës do i dhurojmë një sasi për vaksinimin për bluzat e bardha në spitalin COVID në Prishtinë që ata që punojnë në vijën e zjarrit ta nisin menjëherë me ne.

Sado që nuk jemi të pasur dhe as nuk kemi kaluar në këtë det, ne vazhdojmë të ecim.

Nuk i kemi kthyer shpinën tjetrit në nevojë. Viti që më në fund iku ishte mundësia e madhe për t’ia lënë politikën politikës. Uroj që të tjerët ta ndajnë politikën nga shëndeti. Ne nuk do të humbim kohë sepse sigurimi i vaksinës pa pritur që të kujtohet BE për ne ishte një sfidë menaxhimi. Kjo është një sfidë e madhe më vete“, tha kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!