“Rama do shpallet non grata”, Basha: Nuk kam informacion, bazohem te standardet

schedule15:15 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:15 - 21 Dhjetor, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e bëra se pas Berishës radhën për t’u shpallur non grata e ka Rama. Basha tha se nuk ka informacion në lidhje me këtë gjë por i refererohet standardeve që janë ndjekur dhe sjelljes së Ramës që sipas tij i trembet që kjo gjë të ndodhë nga momenti në moment.

“Unë nuk kam asnjë informacion por unë besoj se duke ndjekur standardet e transparencës,. Rama do shpallet non grata. Rama po sillet si dikush që ka frikë se nga momenti në moment do shpallet non grata. Prandaj qëndron në krah të personave që janë shpallur non grata., Misioni ynë nuk ka të bëjë me Ramën dhe Berishën, por me njerëzit.

Rruga që kemi bërë gati është vettingu i politikanëve, sistemit zgjedhor, reformës elektorale., Për t’i kthyer sistemin qytetarëve. Rruga tjetër është ajo që shohim, që deri tani e kemi parë te Edi Rama dhe sot e pamë të Sali Berisha. Kjo është e shkuara. Ne kemi zgjedhur të ardhmen. Kjo do të thotë t’i japësh shqiptarëve reformën territoriale”, tha Basha. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!