Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rama: Do shkoj në Shtëpinë e Bardhë! Çupi: Dëshmon stabilitet të padiskutueshëm për Shqipërinë!

schedule13:47 - 22 Janar, 2026

schedule 13:47 - 22 Janar, 2026

Analisti Frrok Çupi komentoi në “Newsline” në ABC News, deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili tha se do të jetë i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë.

Çupi u shpreh se është një lajm i madh për vendin, rajonin dhe se sipas tij dëshmon një stabilitet të padiskutueshëm për Shqipërinë.

“Kryeministri që është anëtar themelues i këtij organizmi që mund të jetë shumë jetëgjatë apo i rëndësishëm, vajtja në Shtëpinë e Bardhë e kryeministrit të Shqipërisë, është lajm për vendin, rajonin le të shkojmë dhe në Europë. Rama është i dobishëm edhe për raportet për Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Sot ata që me qëllim të caktuar e rrënojnë informacionin real, e bëjnë jo vetëm për të cënuar jo thjesht një kryeministër, por edhe për cënuar sigurinë kombëtare e stabilitetin tonë”, tha ai.



/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!