Rama: Do hapim shkollë për peshkatarë, rrogat e kapitenëve më të larta se të ministrave

schedule10:56 - 20 Nëntor, 2021

schedule 10:56 - 20 Nëntor, 2021

Teksa prezantoi buxhetin e vitit 2022 për peshkimin, kreu i qeverisë Edi Rama tha se do të hapin një shkollë për këtë sektor.

Në mënyrë që ky profesion të mos humbasë, por edhe për të mos marrë specialistë nga jashtë, Rama u shpreh se është e rëndësishme hapja e kësaj shkolle.

Lexo edhe: Rama: Paga më e ulët në peshkim 800 mijë lekë, vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu

“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në ndritim të industrisë që të jetë e lidhur me praktikën.

Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet,” deklaroi Rama. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!