Rama: Do çojmë në parlament krijimin e një force të shpejtë reaguese

schedule11:52 - 24 Nëntor, 2018

schedule 11:52 - 24 Nëntor, 2018

Në fjalën e mbajtur në aktivitetin e Policisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të çojnë në parlament krijimin e një force të shpejtë reaguese që do të merret me personat me profile kriminale.

“Do të çojmë në parlament krijimin e një force të shpejtë reagues që do të merret me personat me profile kriminale. Do të çojmë përpara diskutimin për xhandarmërinë, për të marrë një vendim përundimtar, nëse po ose jo dhe për të futur në proces historik në një epokë kontrolli të Policisë dhe zmbrapsje të plotë të krimit nga skutat e veta. Kjo është temë që meriton debat shterues pa humbur kohë. Sot kemi sfidë të dyfishtë të jemi shumë më pranë dhe shumë më dinjitozë në funksion të qytetarëve dhe të bëjmë të mundur që 3 vitet e ardhshme të jenë vitet e shkatërrimit spektakolar të krimit të organizuar”.

Kryeministri theksoi se ua janë hequr nga duart 40 mijë euro pasuri organizatave kriminale. Ai shprehu mbështetjen logjistike për Policinë e Shtetit, e cila sipas tij është kthyer në institucion të besuar ndryshe nga sa ishte në vitin 2013.

“Kemi hequr nga organizatat kriminale mbi 40 miljë euro pasuri nga duart e tyre dhe i kemi sekuestruar, ndërkohë që kemi përgjysmuar numrin e vrasjeve dhe shifrat flasin të gjitha në favor të Policisë së Shtetit. Nga një institucion i korruptuar në 2013 është sot pavarësisht përbaltjes, institucioni më i besuar”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!