Rama dhuron gjak, batuta me mjeken: Sa herë ma ke ‘pirë’?

schedule12:17 - 27 Qershor, 2022

schedule 12:17 - 27 Qershor, 2022

Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”!

Kryeministri Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë të kategorive që kanë më shumë nevojë për të.

Vetë kryeministri Edi Rama e vunë theksin tek fakti se dhurimi i gjakut jo vetëm që nuk përbën rrezik, por i bën shumë mirë trupit.

Mjekja: Tani kemi filluar me institucionet, kështu që jeni fiks në kohën e duhur për të ndërgjegjësuar edhe institucionet që mos të tregohen indiferente. Duhet ta mësojnë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri.

Rama: Përkundrazi.

Mjekja: I bën shumë mirë trupit, ne të dy e dimë shumë mirë këtë gjë.

Rama: Sa herë ma ke pirë gjakun? Sa vite kam?

Mjekja: Në bashki, nuk e di sesa herë…

Rama: Çdo ditë e kemi bërë.

Mjekja: Po. Tani është radha e institucioneve. Deri tani kanë qenë studentë, kështu që tani kam nevojë për institucionet.

Mjekja: I bën mirë të gjithëve, përveç atyre që kanë probleme shëndetësore

Në mjediset e bibliotekës në Kryeministri u instalua njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku punonjësit e administratës së këtij Institucioni dhuruan gjak, akt i cili përveçse ndihmon në shpëtimin e jetëve të tjera, është edhe një proces i shëndetshëm për vetë trupin e dhuruesit.

“Duhet ta mësojmë që dhurimi i gjakut nuk përbën rrezikshmëri. I bën shumë mirë trupit. Kryqi i kuq ka bërë që çdo ditë të ketë dhurim gjaku dhe e kemi realizuar objektivin tonë.” – u shpreh punonjësja e Kryqit të Kuq, e cila drejtoi një thirrje ndaj punonjësve të institucioneve për t’ju bashkuar nismës si çdo vit.

Edhe këtë vit fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!