Diskutimi i ligjit për Teatrin ishte në fokus të diskutimeve mëngjesin e sotëm në një takim të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, si dhe relatori për këtë ligj në komisionin e veprimtarive prodhuese, deputeti Ilir Beqaj.
Ky takim ndodh për të koordinuar qëndrimin në seancën e nesërme plenare, ku në rend të ditës mes të tjerash është edhe dekreti i presidentit që kthen për rishyrtim në Kuvend ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar./abcnews.al