Rama dhe Manastirliu në spitalin Covid-3: Hapet këtë javë! Në dispozicion 150 shtretër

schedule12:34 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:34 - 26 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë vizituar ambientet e spitalit të Covid-3 të ngritur në ambientet e rehabilituara të ish-Urgjencës në QSUT. Ministrja deklaroi se kjo strukturë do të bëhet funksionale brenda kësaj jave. Ajo theksoi se spitali Covid-3 ka në dispozicion 150 shtretër për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

“Këtë javë do bëhet funksionale kjo strukturë. Janë përgatitur mjekët dhe infermierët për të trajtuar pacientët sipas një protokollit të përcaktuar. Këto janë strukturat e ish-kirurgjive. Ne kemi bërë edhe një rehabilitim për të plotësuar kapacitetet e shtruara. Janë 150 shtretër në këtë strukturë. Ka edhe një njësi të reanimacionit

Në strukturën e re të Covid-3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik. Është instaluar oksigjeni në çdo shtrat dhe pajisja me respiratorë. Janë trajnuar mjekët dhe personeli infermieror. Ai është rekrutuar me dëshirën e tyre. Është një staf prej 10 mjekësh infeksionistë. Kemi mjekët infeksionistë të trajnuar prej kohës”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit Covid3, Manastirliu tha se aktualisht janë 40-50 shtretër të lirë në dy strukturat Covid1 dhe Covid2, dhe pas ezaurimit të tyre, do të hapet edhe Covid-3. “Ne të dyja strukturat Covid kemi 40-50 shtretër të lirë. Por duke parë trendin e rasteve në rritje mendojmë brenda javës të hapim edhe Covid-3. Ndërkohë që kemi dhe Covid-4 me rreth 100 shtretër i cili dhe ai është gati. Doktorët dhe infermierët janë gati për të filluar në çdo moment që do të jetë e nevojshme”, tha Manatirliu.

Manastirliu tha se i gjithë personeli që do të shërbejnë në strukturën e spitalit Covid-3 është përzgjedhur me kujdes dhe janë të trajnuar prej disa muajsh “Burimet njerëzore që janë me rëndësi ato janë gati. Do të shërbejnë për pacientë që janë të fazën e rikuperimit të sëmundjes. Dhomat janë me standarde dhe të pajisura të gjitha me oksigjen. Stafin e rekrutuam përpara, kanë punuar në Infektiv, kanë marrë dhe bonusin dhe do vazhdojnë ta marrin. Ashtu siç e kishim parashikuar në strategjinë tonë”, tha ministrja./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!