Për analistin Ergys Mërtiri, Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy të fundit që po mbajnë të njëjtin sistem prej 33 vitesh.
I ftuar në “Real Story”, ai tha se Lulzim Bashën e nxorrën jashtë amerikanët dhe me goditjen që i bëri Berishës e vendosi.
“Janë të dy të fundit, Rama dhe Berisha, të dy po mbajnë të njëjtin sistem, sistemin e 33 viteve. Deri tani Berisha ka qene pengesa që ky sistem të bierë dhe Ramës i ka interesuar kjo. Edhe në një farë mënyre ia ka lënë shtegun që ai të vazhdojë të mbijetojë me iden që të mbijetojë sistemi. Por ky sistem do bierë mendojë unë, jo për meritën e Bashës, por më shumë për faktin se një ditë të bukur, amerikanët do vendosin ta godasin këtë sistem, pse, si, ne mund të kemi hamendësime, por kjo do të shikohen më vonë.
Deri tani Basha ka qene pjesë e sistemit, por e nxorrën amerikanët jashtë. Me goditjen që i bëri Berishës, ai doli nga sistemi. Nuk është se po lufton sistemin, por është në anën e Amerikës që po e lufton sistemin”, u shpreh Mërtiri./abcnews.al