Rama dhe Basha debat në Kuvend për krimin, ekonominë dhe Himarën

schedule14:24 - 2 Nëntor, 2017

schedule 14:24 - 2 Nëntor, 2017

Në festivalin e seancës plenare, rendi i ditës lajmëronte diskutime mbi buxhetin faktik, por opozita dhe mazhoranca u paraqitën secila me kalin e vet të betejës. Kënga e demokratëve ishte droga dhe krimi, me tekst dhe interpretim nga Lulzim Basha.

Ndërsa muzika e Edi Ramës kishte motive të jugut.

Strategjia  e kryeministrit ishte te devijonte debatin e paralajmëruar nga opozita mbi krimin, drogën dhe çështjen Tahiri. Për këtë, Rama nxorri nga repertori një akuzë të vjetër.

Lulzim Basha u përpoq t’i qëndronte besnik refrenit të tij, duke shmangur provokimin.

Por planet kryedemokratit ia prishi ish-timonieri i PD-së, që nuk i rezistoi dot garës së patriotizmit.

Para se t’i fikej mikrofoni për tejkalim të kohës, ish-kryeministri replikoi me Ramën edhe për marrëveshjen e detit, duke hedhur akuza në adresë të Gjykatës Kushtetuese, nderin e të cilës e mbrojti Kryeministri.

Në një seancë parlamentare ku u dëgjua edhe greqisht, nuk mungoi në foltore as Vangjel Dule.

 

https://youtu.be/7dQEt6xgy0Q

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!