Rama: Derbi, kartolina e Superiores! Gregu me Tiranën? E vërteta është kjo!

16:10 | 27/02/202016:100

Olsi Rama nuk ka folur në konferencën e sotme vetëm për Esat Malën. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit u ndal te derbi me Tiranën, gjykimi dhe te nipi i tij, Greg Rama, i cili pas ndeshjes Kukësi-Tirana u shfaq krah Michael Ngo në një nga lokalet e natës në kryeqytet.

“Është e vërtetë, që vetëm në fillimet e hershme të epokës Demi, Partizani shkonte në derbi me Tiranën në pozita të disfavorshme për sa i përket klasifikimit. Mbaj mend një derbi të Kupës, kur Partizani ishte në Kategorinë e Parë. Unë vetë u habita kur kishte gjithë atë prezencë në stadium. Pas gjashtë vitesh u thye tabuja.

Vijmë në derbi pas një humbje me Tiranën dhe pas një barazimi zhgënjyes me Bylisin. Ekipi tashmë e ka kuptuar rrugën që duhet të ndjekë me trajnerin e ri. Ka motivimin e nevojshëm, pasi në derbi nuk ke nevojë. Kjo pasi vetëmotivohesh.

Është ndeshja kartolinë e kampionatit. Pres që stadiumi të jetë plot dhe nuk ka gjë më të bukur, pak rëndësi ka kush do të jenë më shumë. Jemi të gjithë motivuar. Mungon Trashi, që është një mungesë e rëndësishme. Por kemi Hakajn, i cili është një lojtar i mirë.

Mbase në psikologjinë e lojtarëve ndikojnë të gjitha gjërat, por mund të ndikojë edhe fakti që duan të afrohen me kreun. Tirana mund të jetë duke fluturuar për fitoreve, pro duhet ta dijë që do të ndeshet me një Partizanin shumë të motivuar”, tha Rama mes të tjerash.

 

GJYKIMI – “Unë nuk është se ankohem për gjykimin. Ankohem për arbitrat sikurse për lojtarët e mi kur  humbin raste apo bëjnë gabime në mbrojtje. Pavarësisht dy episodeve me Bylisin, e kishim në dorë të fitonim. Sa ankohem për ekipin, aq ankohem edhe për arbitrat.

Nuk u bën keq arbitrave t’u vëmë në dukje gabimet, përkundrazi i ndihmojmë. Ka pasur shumë gabime, herë-herë edhe foshnjarake. Kur ka prapaskena, atëherë do ngrihet zëri edhe më tepër. Deri tani nuk e gjykoj të tillë situatën. Ankesat janë thjesht për të rritur cilësinë dhe garën sportive. Nuk ankohemi si humbës, pasi nuk e kemi zakon diçka të tillë”.

GREG RAMA ME TIRANËN – I ngacmuar për foton e postuar nga Michael Ngoo me djalin e kryeministrit Edi Rama, Greg, Olsi shprehet: “Nuk e di ta ketë shprehur mbështetjen ndaj Tiranës. Greg është sportdashës, ka luajtur basketboll me Tiranën. Ka një të kaluar me Tiranës dhe simpati për atë ekip.

Nuk ka të bëjë me Partizanin. Nëse unë do të jem në një klub me lojtarët e Tiranës, do t’i takoja dhe do t’u uroja suksese. Është brenda normave të shoqërisë. Nesër Gregu do ta shohë ndeshjen, mund të jetë i ulur edhe afër meje dhe po të dojë të bëjë tifozllëk për Tiranën (qesh)”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono