Rama deputetëve të opozitës: Enver Hoxha qesh nga varri me ju, se jeni ju me non-gratën në krye që e mbani gjallë

schedule23:13 - 20 Tetor, 2022

schedule 23:13 - 20 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa diskutohej projektligji për hapjen e dosjeve.

Në debatin me deputetët e opozitës, Rama tha se sot komunistët janë ata që kanë një komunist antikomunist në krye.

Ndërsa me ironi shtoi se diktatori Enver Hoxha sot qesh në varr pasi po mbahet ende gjallë nga disa deputetë në sallë që i shkojnë nga mbrapa non-gratës.

Dëgjoje atë punën e bijëve. Nuk është sot, por që në kohën e Romës, bijtë i rrëzojnë baballarët. Po mos ishin bijtë nuk ishte vrasja e babait, dhe po mos ishte vrasja e babait nuk do kishte as revolucione e as transformime. Kur unë luftoja me babain t’i vrisje gjelat e detit. Shiheni si funksionon, shërbëtori i komunistëve, njeriu që i lëpihej hap p[as hapi për të shkuar tek blloku, për të kapur noj vend tek cepi i varkës drejton Partinë antikomuniste në Shqipëri. Pse ika unë? Nga ajo sallë ku ika unë ka patur disa dëshmitarë dhe fjalia që unë i kam thënë para se të ikja ishte: O ju që jeni disa figura që unë shoh këtu, i keni dorëzuar teserat e partisë komuniste apo jo. Ju jeni një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver dhe komunistëve, ata qeshin në varr dhe jetojnë përmes jush. Për ju komunizmi është doping. Përtej kësaj mjafton të shikosh gjithë politikave tuaja, ju jeni komplet pjella të pjellës së komunizmit. Në test nuk jam unë në këtë rast, në test jeni ju. Testin ju e keni humbur sepse ju tani keni hyrë në një histori që kush tregon më shumë antikomunizma dhe si do t’i zgjedhim kandidatët e përbashkët. Jeni të mbaruar të gjithë, por të paktën. A mjer ju mjer ju, lum Enver Hoxha që ju ka ju. Nuk thoshte kot At Zefi: Nigjoji kush bërtet më shumë kundër tyne, janë ata që kanë bashkëpunuar më shumë me ta”, tha Rama.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!