Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në ceremoninë për nënshkrimin e kontratave për 10 familjet e para që do të marrin banesa të reja në Kombinat se rindërtimi dhe sigurimi i vaksinave nuk janë të rastësishme, por kanë lidhje me qeverisjen e tij. Rama u shpreh se lekët e shtetit i kanë pasur edhe qeveritë e tjera por nuk kanë ditur t’i menaxhojnë as për të shpërndarë dëmshpërblimet për dëmet nga përmbytjet, që sipas tij janë likujduar nga qeveria socialiste.
“Nuk ka kënaqësi të madhe se sa të shohësh mijëra gjyshe dhe gjyshër pa asnjë dallim që të marrin vaksinën. Është një nga ato momente kur e kupton që politika nuk është diçka e keqe. Ajo ka lindur për t’i dhënë mundësi njerëzve të bëjnë atë që nuk e bëjnë dot.
Kur politika bien në duar të mira bën punë të mira. Pa politikën nuk e do e kishim çarë indifirencën e BE që I la jashtë vendet që nuk janë të anëtarësuara. Pa politikën do ishim ende si vendete tjera në rajon që deri tani ose nuk kanë bërë asnjë dozë ose janë në dozat e para. Jemi një ndër dy vendet e rajonit që kanë nisur vaksinimin masiv dhe kjo më bën shumë krenar.
Njerëzit kur i vjen dita për të vendosur në çfarë drejtimi do e çojnë politikën të marrin shumë seriozisht zgjedhjen e tyre, siç marrin elektriçistin kur duhet të rregullojnë dritat. Mendoni se fillimi i vaksinimit masiv, nuk ka lidhje me qeverinë? Kush e mendon këtë bën një gabim shumë të madh. Ashtu si dhe me rindërtimin.
Nuk kemi raste të ngjashme në të kaluarën tonë të afërt për të bërë një krahasim por kemi mundësinë të bëjmë krahasime me vende të tjera dhe për të parë që ka edhe ndryshe. Se edhe atje në Itali jo të gjitha zonat kanë vuajtur njësoj pas tërmetit. Ka pasur tërmet në Piemonte dhe zona të tjera. Njerëzit janë akoma në rulota dhe sera pas 15 vitesh tërmet. Pse në të njëjtin vend është ndryshe. Sepse është ndryshe politika dhe njerëzit që drejtojnë.
Kemi këtu shembujt e përmbytjeve të mëparshme të cilëve iu premtua dëmshpërblimi dhe u desh të vinim ne në qeveri që të bëhej dëmshpërblimi. Dëgjoj shumë toça që thonë se mos i bëri Edi Rama me lekët e veta. Lekët e shtetit ishin dhe përpara por nuk gjendeshin lekët e shtetit për të bërë këto gjëra”, tha Rama./mv.abcnews.al