Rama: Çfarë kërkon më shumë nga Shqipëria Ilir Meta?

schedule12:15 - 13 Qershor, 2019

schedule 12:15 - 13 Qershor, 2019

Një akt brutal, transgresiv, të papërgjegjeshëm dhe të patolerueshëm të Ilir Metës, e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, dekretin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.

Në kohën kur Kuvendi sot duhet të kalonte një rezolutë konsensuale për çeljen e negociatavepër anëtarësim, Rama thotë se sot duhet të shpjegojmë shqiptarëve se çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria që pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë edhe Kryeministër, edhe kryetar Kuvendi edhe President Republike, janë falur shumë skandale dhe i është dhënë mundësia për të rilindur.

“Duhet të ishte Kuvendi i njëzëshëm i të gjitha forcave politke për të tërhequr vëmendjen e të gjitha shteteve anëtarë të BE. Duhej t’u drejtuar atyre shteteve për tu këkriaur njohjen e  meritës së Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Fatkeqësisht ky kuvend sot është i detyruar të merret me një akt brutal transgresiv, të papërgjegjshëm, të patolerueshëm të Ilir Metës. E pyes veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta nga Shqipëria? Kujt i ka bërë Shqipëria më shumë ndere sesa këtij njeriu të cilit, pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë edhe Kryeministër, edhe kryetar Kuvendi edhe President Republike. Kujt më shumë se Metës i janë falur përçarjet, skandalet, hiletë dhe i është dhënë mundëisa të rilindë i burrëuar, i kthjelluar. Kujt përpara Ilir Metës mund t’ua lajë Shqipërëia detin me borxhe? Shqiptarëve lumin me borxhe që u kam?  Socialsitëve e zgjedhësve të mi t’u laj borxhin qe më kanë mbështetur e toleruar?.

Psenë për aktin e fundit të Metës, Rama e shpjegon me pakënqësinë dhe pangopësine e tij të pashërueshme.

“Psenë e rrëshqitjes së fundit të Metës? Se Iliri është mësuar keq, ta shqelmojë të mirën e tij të përqeshë Zotin e tij duke u bërë vend e pavend protagonist. Metës nuk i mjafton vendi që ka e maja ku ngjitet. Jo President të Republikës, po Mbret të gjithë shqiptarëve po ta shpallin shqiptarët, prapë ilir Meta nuk do ndjehej mirë. Nuk do të qëndronte drejt, nuk do ndalej së tunduari fatin e vet me pakënaqësinë e pashërueshme, me pangopësinë e pashpjegueshme”.

Sot jemi dëshmitarë të Presidentit të Republikës që do bashkohej me zjarrvënësin historik Sali Berishën  për të djegur e bërë lëmsh Shqipërinë. Për cilën arsye do merrte përsipër shkeljen më skandaloze të Kushtetutës përmes firmës së tij me firmën e tij për arsye që bëjnë trillues e qesharak.

Ka vetëm një arsye që i shpjegon të gjitha me dy fjalë; Ilir Meta. E gjitha përfshihet në këto dy fjalë por kjo punë që po bëjmë sot e kërkon që t’u shpjegohemi shqiptarëve se si e qysh erdhi puna deri në këtë pikë vlimi në kazanin e jetës në politike. Presidenti duke kapërcyer mbi kushtetutën dhe duke fluturar përtej kufirit të imagjinatës për të vrarë zgjedhjet përmes zgjedhjeve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!