Rama: Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë e naftëtarëve

schedule10:47 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:47 - 10 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka falenderuar naftëtarët, pasi këta të fundit pranuan ofertën e tij për të negociuar një pagë të ndërmjetme mes pagës minimale dhe asistencës sociale. Rama thotë se brenda 48 orësh do të takohet përsëri me një përfaqësi të tyre për të kaluar në veprim.

“Jam i kënaqur që naftëtarët e pranuan propozimin e qeverisë. I falenderoj për mirëkuptimin dhe besimin. Tani e ka radhën qeveria të kalojë nga mbështetja parimore në mbështetjen financiare. Pa humbur kohë. Brenda 48 orësh do takohem përsëri me përfaqësinë për të kaluar në veprim!”, shkruan Rama.

Naftëtarët e Ballshit janë shprehur se për pagat e prapambetura do të shkojnë deri në Strasburg./mv.abcnews.al