Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Biznesi i vogël ka zero taksë, është aleati ynë më i madh

schedule09:04 - 6 Shkurt, 2025

schedule 09:04 - 6 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa komentueseve, në Facebook.

Rama foli për një sërë çështjesh duke u ndalur tek investimet, biznesi i vogël, çmimet si edhe tek infrastruktura hekurudhave. Ai u shpreh se investimet e reja janë të vazhdueshme…

“Janë lidhur 300 mijë kontrata të reja, investimet e reja kanë qenë të vazhdueshme, janë shumë investime që shtrihen në 29 bashki. Puna vazhdon. Krahasimet i bëjmë për të kuptuar si jemi, nëse nuk dimë si ishim”, tha ai.



I ndalur tek biznesi i vogël, kryeministri Rama shtoi se ka zero taksë, dhe se qeveria e ka aleatin më të madh në këtë proces.

“Biznesi i vogël ka zero taksë. E kemi aleatin më të madh në këtë proces. Për ata që thonë nuk ka bukë, shkoni pyesni çdo biznes të vogël se si e hap derën e dyqanit, i uritur apo i ngrënë”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!