Kur pritet të hapen kishat dhe xhamitë, Rama bisedë me krerët e komuniteteve fetare

schedule12:01 - 6 Maj, 2020

schedule 12:01 - 6 Maj, 2020

Pas datës 18 maj do të hartohet një kalendar gradual në lidhje me mbajtjen e aktiviteteve fetare në vend, nën masat e reja të sigurisë. Për të marrë edhe mendimin e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në vend, kryeministri Rama pati një diskutim virtual me këta të fundit.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e komuniteteve fetare kërkuan që aktivitetet fetare në vend të hapen sërish me rregulla të caktuara.

Sipas tyre, strukturat e vendit tonë e lejojnë që të merren masat për të shmangur çdo rrezik, mbajtjen e distancës si dhe për shmangien e çdo rreziku të mundshëm.

Duke përfaqësuar edhe pyetjet e shumta të bërë nga besimtarët, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu kërkoi që të diskutohet rreth mundësisë së mundshme për hapje graduale të objekteve të kultit.

Bujar Spahiu: Siç dihet në kuadër të hapjes graduale, në këtë kontekst kërkuam këtë takim për të diskutuar rreth mundësisë së hapjes graduale të objekteve të kultit, gjithmonë duke respektuar masat. Thamë të diskutonim rreth mundësisë të mundshme për të lejuar që ne të kryejmë sadopak lutje apo adhurimet tona, gjithmonë në distancë në objektet tona të kultit.

Ndërsa Kryepeshkopi Anastas Janullatos u shpreh:

Ju faleminderit, jemi bindur rregullave që nga momenti i parë. Kërkesa jonë më e madhe është të kemi një vend për lutje hapur. Sipas rregullave të vendosura nga qeveria. Të na jepni edhe ju drejtimin e masave siç i keni dhënë. Distanca sociale siç është thënë, dhe shmangia e puthjeve dhe takimeve.”

Kreu i qeverisë u ka kërkuar përfaqësuesve që të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar një plan për masat që duhen marrë për rikthimin e aktiviteteve.

Rama u shpreh gjithashtu se beson që deri më 18 maj, kur do të jenë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë, mund të jepen disa indikacione konkrete për komunitetet fetare.

Ne do të hartojmë nja kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë edhe eksperiencat e vendeve të tjera. Shpresoj që në 18 maj, kur edhe do të jetë konfiguruar me kufizimet e veta i gjithë projekti i fazës së dytë të mund të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare. Në fillojmë nga puna ose sot ose nesër, varet nga ju”, shtoi kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama u kërkoi përfaqësuesve të klerit të të gjitha besimeve fetare që të sjellin si shembuj edhe veprimet që marrin përfaqësuesit e besimeve fetare në botë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!