Rama bisedë me ndjekësit: Pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë

schedule08:40 - 18 Mars, 2025

schedule 08:40 - 18 Mars, 2025

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe këtë të martë rubrikën “Sy më Sy”, ku edhe i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij.

Ai thotë se me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europiane sjell përfitim për çdo qytetar, në çdo drejtim.

“Punët duan kohë. Dhe herë pas here dalin punë të paparashikuara si ai me tunelin e Murrizit. Por punë të pambaruara nuk ka. Pasaporta europiane është e rëndësishme, marrja e pasaportës është përfitim i çdo shqiptari. Pasaporta europiane na bën qytetarë të dorës së parë. Nuk ka më kufi. Nëse kemi nevojë për shërbim shëndetësor e marrim njësoj si ata. Pra pasaporta e BE na jep mundësinë që Shqipëria të bëhet sa BE”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!