Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Rama bën seleksionimin e parë për emrin e Presidentit, cilët u hoqën nga listat?

schedule11:02 - 22 Prill, 2022

schedule 11:02 - 22 Prill, 2022

Pasi socialistët pas mbledhjes së grupit parlamentar shprehën emrat e tyre për Presidentin e vendit, duket se ka ardhur edhe seleksionimi i parë. Ishin plot 67 emra që u propozuan nga deputetët e grupit të PS-së, ku padyshim mes tyre ka pasur edhe emra nga radhët e socialistëve.

Por Partia Socialiste e Shqipërisë e ka bërë tashmë seleksionimin e parë për emrin e Presidentit të ri të vendit. Ishte vetëm kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se kreu i ri i shtetit nuk do të dalë nga grupi parlamentar i PS-së. Kjo ka bërë që numri i propozimeve nga grupi të hiqen nga lista. Deri më tani emri i Presidentit mbetet mister. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!