Rama bën për “ujë të ftohtë” kryebashkiakët: Asnjë buxhet nuk do të kalojë nëse nuk parashikohet pastrimi

schedule12:39 - 22 Tetor, 2021

schedule 12:39 - 22 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama u ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakëve për çështjen e plehrave. Rama tha se mbeturinat nuk pastrohen nga bashkitë. Rama tha se qeveria do të ndërhyjë në buxhetin e bashkive. “Qeveria do të hyje drejtpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi,” u shpreh ai.

Në mbledhjen e zhvilluar në kryeministri, kreu i qeverisë ndër të tjera solli në vëmendje bashkinë Himarë.

“Panorama është e qartë. Asgjë e re nuk u tha që nuk ka shqiptar që nuk ngacmohet nga këto pamje, të cilat duhet t’u japim fund me sesbën. Patjetër nëse kthejmë kokën mbrapa, ministrja solli 2-3 të dhëna që e bëjnë të qartë se ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm, por populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot. Sot situata është në udhëkryq dhe duhet të dalim tani. Vërtet ka gjëra që duhen vite, por ka dhe gjëra që duan vetëm vullnet. Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën , periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq kemi ne territor një numër të vendgrumbullimesh të paligjshme, në shkelje të plotë. Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush. Kemi rrugët kombëtare që janë problem më vete. Nuk e di a e partë atë karburantin e prishur dje, por do të shkojnë në prokuroi të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjes. Bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asgjë për rrugët kombëtare. Cdo vit e më shumë rrite numri i turistëve. Pirjet sezonit kemi këto pamje që janë e përditshme e dhimbshme  bashkisë Himarë që është simboli i të fjetur gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut,” tha Rama.

Kryeministri dha gjithashtu dhe shembuj të mirë, duke iu referuar bashkisë së Lezhës dhe Korçës. “Shkoni në Lezhë dhe shikoni plazhin, qytetin, po të doni shkoni shikoni dhe zona rurale dhe gjejeni një venddepozitim ilegal. Shkoni edhe kur është sezoni turistik që shumëfishohen nevojat. Bëni një xhiro në rërë dhe gjeni një copë letër atje. Ky është vullneti dhe miradministrimi. Bashkia e Lezhës ka buxhetin më të madh e ka ndarë mënjanë për respektin për veten që fillon nga pastërtia, një buxhet që u përgjigjet nevojave. Shkoni në Korçë dhe gjeni plehra rrugëve. Siç ndodh me bashkitë e Elbasanit, Durrësit dhe Kamzës,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al