Rama: BE po mbështet projektet e Shqipërisë për energjinë, që të distancohemi nga ndikimi rus

schedule16:23 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 16:23 - 6 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mjaft të rëndësishëm takimin e sotëm të Samitit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë.

Në konferencën për mediat Rama tha se BE e ka mbështetur Shqipërinë, dhe i ka dhënë 85 milionë euro si mbështetje për energjinë.

Gjithashtu ai shoi se Shqipëria ka shumë projekte të cilat kanë marrë mbështetjen e BE, në mënyr4ë që të distancohemi dhe të mos varemi më nga ndikimi rus për energjinë.

Ndërkohë kryeministri Rama theksoi se sot Shqipëria është shtëpia e miqve. Nuk munguan as batutat kur kryeministri Rama theksoi se sot u mundësuam miqve europianë diellin.

Për ta përmbyllur me energjinë. Kemi marrë nga BE mbështetje buxhetore për vitin në vijim, 85 milionë euro, por ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë i gjithi i përfshirë në këtë rrugëtim për të ndërtuar më shumë burime energjie për tu distancuar nga ndikimi rus. Mund të flisja shumë më gjatë për tu ndalur këtu, ju thashë dhe miqve europianë që ne jemi mikpritësit, dhe “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Sot kishim miq që janë perëndi. Ne jemi gati të japim jetën për mikun., Kurrë nuk do ta përdorja këtë moment për të kritikuar që e kam shumë të lehtë t’i them në Bruksel. Do të kujtoj një moment të bukur të këtij takimi, kur po bënin foton në grup dhe dëgjoja shumë prej tyre të thoshin: Dielli, dielli, dielli, dielli. Ja dolëm që pas shumë ditësh Brukseli të sillnim diellin për ju”, tha Rama.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!