Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pasi u nënshkrua marrëveshje me universitetin e Michiganit. Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Rama foli për fjalimin e rektorit të universitetit duke e krahasuar atë me ato që bëheshin në diktaturë, përpara Sekretarit të PPSH.
Lexo edhe: UBT marrëveshje me universitetin e Michiganit, Rama: Më mirë një mik se një çiflig
“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë! Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare-afgane”, tha Rama. Ndërsa deklarata e tij solli të qeshura në sallë.
“Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull”, tha ambasadorja amerikane duke qeshur.
“Do pushohet përkthyesi tani”, ia ktheu kryeministri. g.v/abcnews.al