Gënjeshtër e cilëson Edi Rama videon e publikuar në emisionin Opinion në Televizionin Klan.
Në një status në rrjetet sociale kreu i qeverisë i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke i kujtuar se ajo pjesa që të dy e dinë nuk do të rri mbuluar.
Kryeministri Edi Rama i qëndron deklaratave që bëri një ditë më parë se e vërteta e rastit Babale do të dalë nga fillimi në fund.
E di Artist,keq puna!Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh?E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush,po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy?
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2018
/abcnews.al