“Ne jemi të vetëdijshëm për problemet por jemi krenar për arritjet”, kështu është shprehur Rama nga foltorja e Kuvendit për rekomandimi pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Më tej Kryeministri u shpreh se: “Objektivi fundor lidhet me qëllim e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, i cili është ende larg”.
“Shqipëri i ka bërë detyrat e shtëpinë në raport me të gjitha drejtimet e përcaktuar në procesin e integrimit në BE . Raporti i Komisioni arrin në një konkluzion që nuk është surprizë për ne dhe është një konkluzion i njëjtë me atë të një viti më parë. Por raporti nuk është i njëjtë , sepse në të gjithë faqet e tij mund të konstatohet pa vështirësi se nga viti i shkruar, sot Shqipëria ka bërë progres në drejtimet themelore në rrugën drejt BE.
Nga ana tjetër është një pasqyrë ku pa vështirësi mund të shihen të gjitha shtrembërimet, deformimet dhe përpjekjet destruktive të opozitës rrugore për të krijuar në sytë e opinionit publik vendas dhe miqve dhe partnerëve për t’i dëgjuar kolegët e ikur në drejtim të paditur, pamjen e një Shqipërie tjetër.
Ky nuk është konfirmimi i fakti që Shqipëri i ka tejkaluar të gjitha problemet. Objektivi fundor lidhet me qëllim e madh të anëtarësimit në BE dhe me ballafaqimin mes realitetit dhe momentit për anëtarësim, i cili është ende larg. Sot flasim për një fazë të ndërmjetme që duhet çelur me zyrtarizmin e negociatave për të përparuar të gjitha drejtimet që ka rruga e transformimit të Shqipërisë në një shtet funksional të një vendi që aspiron antarësimin në BE.
Dua të theksoj se raporti i Komisionit që është raporti më i besueshëm ndërkombëtar në raport me çdo detaj të problematikave të një vendi që aspiron anëtarësimin në BE. Hedh poshtë çdo pretendim dhe çdo përpjekje për ta treguar reformën në drejtësi si dështim, për ta treguar luftë kundër krimit dhe korrupsionit jo vetëm si dështim por si një proces të transformuar në drejtim të qeverisë së krimit. Ne jemi të vetëdijshëm për problemet por jemi krenar për arritje”, tha Rama./abcnews.al



