Rama: Akademia e Shkencave në rrugën e mbarë të reformimit

schedule16:26 - 20 Shtator, 2018

schedule 16:26 - 20 Shtator, 2018

Aurel Plasari është shpallur autori më i mirë vendas, ndërsa Lucia Nadin autorja më e mirë e huaj në konkursin Shkencor Ndërkombëtar me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kryeministri Edi Ramja ishte i pranishëm në ceremoni, ku shprehu mirënjohje për studiuesit, pasi shkenca sipas tij vitet e fundit ka rënie të theksuar. Nga ana tjetër ai tha se Akademia e Shkencave duket në rrugën e duhur të reformimit.

“Më vjen shumë mirë që Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut u bë një lloj sebepi për t’i nxjerrë në pah veprat dhe autorët e tyre dhe për të dhënë një shenjë kuptimplotë se, pavarësisht varfërisë që ka pllakosur në të gjithë terrenin e veprimtarisë shkencore të të gjithë viteve pas shthurjes së kësaj Akademie, mbetet shpresë.

Nga ana tjetër, unë ju kërkoj ndjesë dhe leje që të mos bëj kurrsesi njeriun që shfrytëzon mundësinë e postit të lartë, për të predikuar mbi veprat dhe mbi cilësitë e tyre, pasi s’është kjo as detyra, po, mbi të gjitha, as aftësia ime, por ta shfrytëzoj këtë moment komunikimi për të shprehur një lloj kënaqësie të moderuar lidhur me faktin që sot jemi në një fazë kur mund të shikojmë dritë në fund të tunelit përsa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!