Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Absurd bojkotimi i diskutimit, pas 30 korrikut jeta politike vazhdon

schedule18:19 - 22 Korrik, 2020

schedule 18:19 - 22 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik u shpreh se është në interesin e PD që të zhvillojë këtë proces, pasi sipas tij ky Këshill Politik e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit.

“Ne erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin por edhe gatishmërinë për të diskutuar mbi çdo gjë që është e paqartë. Ky Këshill Politik e ka përfunduar misionin e vet.

Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Më duket absurde që të bojkotohet diskutimi lidhur me këtë, por nuk jemi në kushtet e një vendi pa institucione dhe pa parlament dhe mos ekzistenca imagjinare e parlamentit nga opozita jashtëparlamentare nuk e bën parlamentin inekzistent.

Lexo edhe : “Kam frikë se PD po përsërit gabimin”, Rama i vendosur: Marrëveshja e 5 qershorit nuk preket

Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe si vetëdije nga ana jonë, që pavarësisht faktit që PD dhe aleatët e saj u arratisën në drejtim të paditur, duke braktisur detyrën, ata janë pjesë e një realiteti politik dhe mohimi i këtij realiteti politik do ishte i padrejtë nga ana jonë”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!