“Rama 8 vite dështime”, Basha-qytetarëve: Ka ardhur koha ta largojmë e të marrim vendin në duar

schedule16:59 - 16 Shkurt, 2021

schedule 16:59 - 16 Shkurt, 2021

Në një video-mesazh të drejtuar qytetarëve, kryetari i Partisë Demokratike shprehet në në tëtë vite, qeveria Rama ka pasur vetëm premtime të pambajtura dhe dështime.

Kryedemokrati, thotë se PD ka plane serioze dhe të zbatueshme. Shqipëria, sipas Bashës ka mbetur në vend numëro ndërsa premtimet e radhës nga qeveria, shton ai, janë boshe.

Më tej, kreu i PD u bën thirrje qytetarëve se ka ardhur koha të “bashkohemi të gjithë dhe të largojmë Edi Ramën.”

Fjala e plotë

“Të dashur miq, 8 vjet premtime të pambajtura, 8 vjet dështime. Shqipëria ka mbetur në vend numëro. Familjet tuaja kanë ngecur në baltë, për shkak të dështimeve të Ramës. Asnjë premtim nuk ka mbajtur! Dhe tani, vjen me premtime të tjera, boshe. Një kryeministër që nuk mban premtimet e tij duhet të largohet.

Ne kemi plane serioze dhe të zbatueshme për vendin. Angazhime të cilat do të nisim t’i zbatojmë prej ditës së parë. Dhe angazhimi ynë i parë është: Nëse nuk i përmbushim angazhimet tona ndaj jush, nuk do të kërkojmë një mandat tjetër.

Ka ardhur koha të bashkohemi të gjithë, për të ndryshuar Shqipërinë. Ka ardhur koha ta largojmë Edi Ramën! Ta marrim Shqipërinë në duart tona dhe të bëjmë realitet shpresat dhe pritshmëritë e çdo shqiptari.”  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!