Nga përgjysmimi i tatimit për pagat nga 40 deri në 50 mijë lekë do të përfitojnë 60 mijë qytetarë. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Në ditët e fundit, kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë njoftimesh për ulje ta tatimit mbi paga. Të enjten u njoftua se nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht.
Kurse, për pagat deri në 40 mijë lekë, duke filluar nga korriku i vitit të shkruar, do të jetë zero taksim. Nga korriku i vitit tjetër do të ulet tatimi edhe për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë të reja. /abcnews.al/