“Rama 5…”, në takimin me shqiptarët në Milano kryeministri surprizohet nga ish-lojtari i Juventusit

schedule16:13 - 13 Prill, 2025

schedule 16:13 - 13 Prill, 2025

Gjatë takimit me shqiptarët e Italisë, në Milano, kryeministri Edi Rama u surprizua nga një gjest i bukur. Ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe Juventusit, Alessio Tacchinardi i dhuroi kryeministrit një fanellë me numrin 5.

Fanella e “bardhezinjve” mbante numrin 5, simbolikë e numrit që Partia Socilaiste mban në fletën e votimin për zgjedhjet e 11 Majit.

“Përshëndetje kryeministër, e di që je fans i madh, prandaj dua që të ta dhuroj këtë fanellë me numrin 5”, i tha ai Edi Ramës.

Takimi i Ramës me shqiptarët në Milano vjen një ditë pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!