Rama: 14 maji disfata absolute e opozitës, nëse nuk duan të shikojnë, hera tjetër do jetë më keq për ta

schedule11:28 - 25 Maj, 2023

schedule 11:28 - 25 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte në Kuvend në fjalën e tij ka theksuar se rritja e pagës është një ndër reformat më të rëndësishme që është ndërmarrë deri më tani.

Ai ka thumbuar opozitën duke thënë se përgjigja që mori me 14 maj është dhe ajo që të gjithë duhet të shikojnë, dhe të mos flasin më dokrra.

Sipas kreut të qeverisë janë shqiptarët ato që me votën e tyre folën qartë dhe nëse këto që vijnë këtu nuk e shikojnë këtë gjë, herën tjetër do të jetë më keq për ta dhe më mirë për shqiptarët.

Kjo shumicë qeverisëse po bën rritjen më të lartë të pagave, dhe kapërcimin e madh të shumëpritur që jemi përpjekur dhe kemi duruar shumë përballë fatkeqësive që nuk i kemi sjellë ne por na kanë zgjedhë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Shqipëria çdo javë është në mediat më prestigjoze ndërkombëtare si destinacioni për tu vizituar dhe zbuluar, merrni shifrat nga aeroporti i Rinasit dhe do të shikoni se çfarë Shqipëria është tani. Të gjithë ato që vijnë nuk janë me bukë me vete por janë konsumatorë dhe në këtë Shqipëri njerëzit të zënë vendin që meritojnë. Dëgjoj se pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti, por ama janë dy gjëra që kemi bërë që janë duke rritur pagën minimale është një faktor i pamohueshëm,, dhe në sektorin publik është i pamohueshëm, kjo bën që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme. Që ti shikosh duhet që ti kërkosh dhe jo të bësh shqiptarët të shikojnë atë që shikon ti, se përgjigja më e madhe ishte ajo e 14 majit , përgjigje spektakolare, që më shumë se fitorja jonë është disfata e politikës që vini këtu dhe thoni dokrra tuaja, po e morët vesh në rregull mirë, nëse jo hera tjetër do të jetë më keq për ju jo për shqiptarët”, ka thënë Rama.

Gjithashtu ai është shprehur se është e rëndësishme që të theksohet se tashmë Evropa ka ardhur në kohën ku për shkak të uljes së numrit të lindjeve ku shumë vende do të kërkojnë fuqi punëtore.

Nuk diskutohet që ne jemi në kushtet sot kur duhet që të kuptojmë dhe duhet ta kuptojmë të gjithë pasi Evropa ka filluar një luftë që do të bëhet më e pamëshirshme që të kujton shprehjen se do të hajë robin, shtetet do të jenë ujk për shtetet, pasi demografia është në kushtet po i afrohet një tragjedie, rënia e lindjes ka ardhur sot në pikën, ku vendet e zhvilluara janë në pikën që ose duhet që të marrin nga të katër anët për të marrë punëtorë”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!