“Rally Albania” shpejtesi dhe çmenduri, gara më e madhe në motorsport mbylli edicionin e 19-të

schedule12:32 - 16 Qershor, 2023

schedule 12:32 - 16 Qershor, 2023

Malvin Kaci dhe Shkëlzen Dode janë fituesit e vendit të dytë të “Rally Albania”, i cili është një event i rëndësishëm në vendin tonë. Përveç se promovon vendin tonë, sjell edhe shumë sportistë të huaj nga 22 shtete pjesëmarrëse. Ky është një event gjigant me 154 mjete, 213 garues dhe 37 skuadra. Ka qenë një itinerar shumë i bukur, ku pjesëmarrësit janë nisur nga Velipoja më pas në Orikum dhe ndalesa e fundit ka qenë në Berat, më pas garuesit janë kthyer në Tiranë për të marrë çmimin e triumfuesit.

I ftuar në “Abc-në e Mëngjesit”, Malvin Kaci, i cili punon si jurist në Kuvendin e Shqipërisë, ka folur rreth pasionit të tij për garat dhe vështirësive të saj.

“Gara zgjat një javë, çdo ditë ka një etapë që përbëhet nga dy ose tre speciale. Që përfshijnë kohë të kronometruara ku ke mundësinë për të ecur 200 km në ditë, por jo në rrugë normale. Është një itinerar që nuk shkon në rrugët normale, ka sekuenca shumë të vogla asfalti ku ti mund të shkosh në mal, pjesa tjetër më pas është rrugë malore, e thepisur dhe gremina. Nëse ngec në trajektore, në baltë ose në lumë, asistenca është shumë larg dhe duhet t’ia dalësh vetë ose duhet të ndihmoj dikush nga garuesit e tjerë. Dhe pse jemi në garë ne kemi bashkëpunim më njëri-tjetrin”, tha Malvin Kaci.

Në një lidhje direkte Shklëzen Dode, i cili punon në gastronomi, ka folur për pasionin rreth kësaj gare dhe arsyes pse ai u bë pjesë në këtë event gjigant.

“Kam rreth 5 vite me këtë lloj sporti dhe synimi im i parë ishte të vizitoja Shqipërinë, zonat më të thella të vendit tonë që nuk kemi mundësinë t’i vizitojmë për pushimet verore. Kur mora pjesë për herë të parë në garë, vendosa që ta bëja njëherë dhe më pas ta lija por mu bë si një “virus” dhe tani mezi po pres të bëhen garat e tjera të shkurtra, dhe ajo e nëntorit. Rally e qershorit është shumë më i bukur se mund të vizitojmë të gjithë Shqipërinë,” tha Shkëlzeni.

Ai më pas tregoi për aventurën e tij dhe si ai fitoi vendin e dytë si co-pilot.

“E fillova garën si pilot por vitin e kaluar isha pa co-pilot. Dhe Artur Guraj një garues shumë i mirë, iu prish makina në Pogradec dhe bërëm një ekip bashkë. Në nëntorin e kaluar fituam vjet vendin e parë për makinat c2 që janë makina të pa modifikuara të blear nga fabrika. Dhe këtë vit “24 orë Tirana Rally fituam vendin e dytë,” tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!