Rakitic: Manchester City favorit, por ndaj Interit do të jetë e vështirë

schedule19:24 - 22 Maj, 2023

schedule 19:24 - 22 Maj, 2023

I intervistuar për “Tuttosport”, mesfushori i Sevilla, Ivan Rakitic, foli edhe për finalen e Champions League mes Interit dhe Manchester City.

“Mendoj se anglezët, padyshim favoritë, por nuk do ta kenë të lehtë. Në një ndeshje të vetme, duhet pasur kujdes nga surprizat.

Interi është një ekip i shkëlqyer, i pamë në derbi ndaj Milanit, fituan dy herë duke mbledhur një rezultat të përgjithshëm 3-0.

City barazoi në Madrid dhe më pas fitoi në Angli 5-1. Nuk ka ndonjë diferencë të madhe, në fakt vetëm një gol.

Dëgjoj se shanset që City të fitojë është rreth 80%, por kjo nuk do të ndodhë në Stamboll. Unë them se City ka 55% të fitojë dhe Interi 45%. Do të jetë një ndeshje e luftuar, shumë e niveluar dhe e ekuilibruar. Interi është një rival i komplikuar për anglezët”, është shprehur Raktic./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!