Raketat ruse bien në shtetin e NATO-s, nis mbledhja urgjente

schedule19:43 - 15 Nëntor, 2022

schedule 19:43 - 15 Nëntor, 2022

Dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Przewodów në anën polake të kufirit polako-ukrainas.

Mediet e huaja bëjnë me dije se janë vrarë dy polakë.

Kryeministri polak Morawiecki dhe Presidenti Duda kanë thirrur një takim urgjent të Byrosë së Sigurisë Kombëtare sipas nenit 5 të NATO-s.

Pritet të njoftohen masat që Polonia do të marrë ndaj Rusisë, për raketat që ranë në territorin e saj dhe u morën jetën dy personave.

Ukraina prej disa orësh është gjendur nën një stuhi sulmesh me raketa që ka lënë mbi 7 milionë banorë pa energji.  Raportohet se nga bombardimet në Kiev gjatë ditës së sotme humbi jetën një person, pasi dy raketa goditën ndërtesat e banimit. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!