“Raketat, propagandë e Kurtit”, Hyseni: Kosova edhe për 15 vite nuk e arrin investimin në armatim të Serbisë

schedule16:25 - 12 Janar, 2024

schedule 16:25 - 12 Janar, 2024

Ditën e enjte, kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideroi të vonuar kërkesën e Kosovës ndaj SHBA-ve për blerjen e raketave anti-tank Javelin.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, Zgjim Hyseni nga PSD, ka deklaruar se prej momentin që u publikua, ky është lajmi i ditës. Ai ka thënë se kjo kërkesë për raketat është një propagandë politike e Albin Kurtit dhe Haradinaj mund të ketë të drejtë.

Sakaq, Hyseni ka theksuar se Kosova dhe për 15 vite nuk e arrin investimin në armatim të Serbisë.

“Prej momentin që është publikuar lajmi, është temë e ditës. Pjesë e propagandës politike janë raketat dhe ky nuk është një lajm shumë i mirë. Kjo mund të ketë qene si thotë Zoti Haradinaj, nuk di informata më shumë, por duhet marrë konteksti në të cilën po ndodh. Kjo më përpara është një përgjigje e SHBA, pasi janë ato që e kanë bërë publike lajmin.

Kjo qeveri është duke zbatuar marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit. Pranimi i targave është autonomi e brendshme e serbëve. Nëse asociacioni nuk është arsyetim, sepse nuk po marrim njohje, atëherë apologjia është të shpëtojmë prej luftës.

Nuk ekziston një emergjencë e tillë, diskutimet për luftë po bëhen në një kohë, kur gjithçka po shkon vaj.

Kësaj qeverie i duhet gjendja e jashtëzakonshme e luftës. Unë nuk jam analist ushtarak, por nëse i mat parametrat që ka Serbia dhe pa investim, ne duhet të investojmë krejt buxhetin tonë dhe për 15 vjet nuk e arrijmë. Prandaj, nuk kemi pse i bëjmë karshillik”, u shpreh ndër të tjera Hyseni./abcnews.al