Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raketa iraniane në Turqi/ Rasti i katërt, u rrëzua nga sistemet e NATO

schedule17:03 - 30 Mars, 2026

schedule 17:03 - 30 Mars, 2026

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani eshte rrezuar nga Sistemet e Mbrojtes se NATO-s mbi hapesiren ajrore te Turqise.Sipas autoriteteve turke, ky është incidenti i katërt i këtij lloji që nga fillimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Tre raste të ngjashme janë regjistruar më herët gjatë këtij muaji, ku sistemet e NATO-s kanë ndërhyrë për të neutralizuar raketat, duke nxitur reagime zyrtare nga Ankaraja.

Qeveria turke ka dënuar incidentet e përsëritura dhe i ka dërguar paralajmërime Teheranit, duke theksuar rrezikun që këto zhvillime paraqesin për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal.



Nga ana tjetër, Irani ka mohuar se ka autorizuar lëshimet në tre rastet e mëparshme dhe ka propozuar krijimin e një hetimi të përbashkët me Turqinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve.

Në deklaratën e saj më të fundit, Ministria turke e Mbrojtjes theksoi se të gjitha masat e nevojshme po merren “me vendosmëri dhe pa hezitim” ndaj çdo kërcënimi që synon territorin dhe hapësirën ajrore të Turqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!