Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një komunikim me mediat dhe ka raportuar situatën e deritanishme.
Në fjalën e tyre përfaqësuesit e komitetit kanë folur në lidhje me aplikimin e testeve të shpejta dhe fshehjen e jetëve të humbura nga Covid.
Drejtoresha e ISHP Albana Fiço është shprehur se testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR, por është një mënyrë për të rritur më shumë gjurmimin e rasteve në terren.
“Sa i përket moshës mesatare të viktimave e kemi shpjeguar dhe në media se raportimi i vdekjeve bëhet pranë ministrisë së Shëndetësisë por s’duhet të harrojmë se në kohë pandemie është e vështirë të bëhen analiza statistikore. Në këtë moment ky është një proces i njëjtë te të gjithë. “Aplikimi sapo ka filluar dhe krahas testeve të shpejta aplikohet dhe PCR këto dy të dhëna do jenë pjesë e komunikimi të 24 orëve të ministrisë së Shëndetësisë. Testet e shpejta nuk do të zëvendësojnë PCR, por janë një përpjekje e shtuar për një vlerësim më shumë në lidhje me vlerësimin e vatrave të reja të infektimit. Hyrja në lojë e testeve të shpejta është në linjën tonë me strategjinë vjeshtë dimër dhe nëse duam të kuptojmë kompleksitetin e punës për të ndërprerë zinxhirin, duhet të kuptojmë ku aplikohen”, është shprehur ajo.
Nga ana tjetër zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se nuk ka asnjë fshehje të numrit të viktimave dhe se raporti përfundimtar në lidhje me këtë do të behët në fund të betejës me Covid.
LEXO EDHE: Rakacolli: Kjo javë vendimtare për shtimin e masave kufizuese, çfarë ndodh nëse rriten rastet
“Nga MSH, siç e kemi theksuar me shumë përgjegjësi, raportohen ato raste kur strukturat tona shëndetësore i cilësojnë si raste të vdekjeve nga COVID, Nuk ka asnjë lloj shifre. Nuk ka një paralelizëm mes atyre që janë nga agjencitë funerale dhe nga strukturat shëndetësore, pasi gjerat mund të ndryshojnë. Jemi në mes të një lufte dhe bilancet behën në fund. Shifrat rregullohen shikohen. Asnjë vdekje nuk është e fshehur. Çdo gjë është e thënë me përgjegjësi dhe vazhdojmë ta mbajmë. Shkaku i vdekjes përcaktohet nga mjeku, në kohë reale. Pastaj problemet e agjencive funerale, ato s’do të rregullohen dhe kanë një numër të saktë. Mos të fokusohemi tek vdekjet, por tek jetët e fituara. Është një debat që nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën dhe në letra të rezultoi i gjallë. Jetët kanë humbur jetën në vazhdimësi dhe nga sëmundje të tjera. Është një problem që duhet parë në përgjithësi. Le ta tregojmë me vepra që jemi europianë, pasi është një bilanc që do të bëhet me rigorozitet dhe do të bëhet në fund të luftës dhe jo në mes”, është shprehur ajo./abcnews.al