Vala e nxehtësisë ka goditur rajonin gjatë ditëve të fundit duke regjistruar temperaturat më të larta. I nxehti pritet të arrijë kulmin të hënën deri të premten e ardhshme.
Mediat greke shkruajnë se mërkuri do të “godasë” vendin për 24 orët e ardhshme, ndërsa qytetarët këshillohen të kenë kujdes në orët e pikut.
Ditën e nesërme moti do të jetë i kthjellët me erëra të lehta në Egje. Temperatura do të pësojë luhatje në varësi të rajonit.
Kulmi pritet të regjistrohet në pjesën perëndimore ku meteorologët kanë parashikuar se temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë celcius.
Fenomeni është akoma edhe më i rrezikshëm pasi do të ketë një kohëzgjatje mbi normale por edhe sepse diapazoni i temperaturës (ndryshimi midis temperaturës maksimale dhe minimale) do të jetë i vogël. m.v/abcnews.al