Raiola: Pogba? Nuk flas më se çmenden anglezët

schedule19:54 - 23 Shkurt, 2021

schedule 19:54 - 23 Shkurt, 2021

Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në verë dhe këtë tezë e kanë forcuar më shumë fjalët e agjentti të tij, Mino Raiola. Italiani është shprehur javë më parë se Pogba dëshiron të largohet nga United.

Ndërkohë nga ana tjetër, Juventusi dhe Real Madrid ndjekin me endje zhvillimet rreth francezit. Sot Raiola ka folur sërish, por është tërhequr disi për fjalët e thëna më parë. I shprehet se tha thjesht mendimin e tij dhe nuk flet më për këtë çështje.

“Pogba ka vendosur të largohet nga Manchester United? Unë thashë vetëm mendimin tim, nuk desha të krijoja asnjë problem. Nuk mendoj se lojtarët më të mirë si Pogba, apo vetë Solskjaer mund të destabilizohen nga ato që them unë. Por nuk do të flas sërish për këtë, ndryshe të gjithë në Angli do çmenden”, shprehet Raiola. /abcnews.al